Divjakë, mësuesi kujdestar përdhunon nxënësen e mitur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë 9 vjeçare, në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku mësuesi kujdestar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një nxënësen e tij.

Demir Hoxha, 62 vjeç, banues në fshatin Zharnec të Lushnjes, me profesion mësues, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në mënyrë të përsëritur me shtetasen e mitur A.K., duke shfrytëzuar detyrën si mësues kujdestar i saj në shkollën 9-vjeçare.

Siç raporton noa.al, abuzimi i përsëritur ka ndodhur në ambientet e shkollës.

Mësohet se e mitura u ka treguar prindërve dhe më tej është bërë denoncim në polici.

Dyshohet se Hoxha abuzonte seksualisht me të miturën rreth moshës 13 vjeçare, duke e kërcënuar sistematikisht.

Pas denoncimit 62-vjeçari u arrestua, ndërsa gjatë shoqërimit mohoi çdo gjë. E mitura i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, nga e cila është konfirmuar edhe abuzimi seksual.

Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjës për ndjekje të mëtejshme për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” dhe “Shpërdorim i detyrës”. /noa.al

Lajme të ngjashme

Back to top button