Essien bëhet futbollist i Panathinaikos

Michael Essien është bërë me skuadër të re. Mesfushori ganez, ka nënshkruar me gjigantin grek, Panathinaikos.
Lajmi konfirmohet edhe nga vetë skuadra.

“Michael Essien është zyrtarisht lojtar i Panathinaikos, pas kalimit të testeve mjekësore, ai nënshkroi kontratën e tij deri në vitin 2017, dhe për herë të parë, do të veshë këtë fanellë”, thuhet në njoftimin e skuadrës greke.

Essien në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave si Chelsea, Real Madrid dhe Milan.

Lajme të ngjashme

Back to top button