Site icon PORTALB

Promovimi i përmbledhjes me poezi “Krahë të Bardhë”

Kopertina e libri Krahët e Bardhë

Kopertina e libri Krahët e Bardhë

Më 28 Maj në lokalin e Librarisë së Çarshisë është bërë Promovimi i librit ‘’ Krahë të Bardhë ‘’ të autores Shaha Hyseni nga Presheva.

Të pranishëm ishin recezenti Arsim Jonuzi dhe autori nga Kumanova Rrahim Ganiu.

Shaha Hyseni gjatë promovimit të librit tha se në poezitë e sajë kërkon të gjejë të bardhë, shpirt mirësinë, të vërtetën dhe atë më të bukurën dashurinë për Zotin.

Në poezitë e sajë do të gjeni dëshirën për të fluturuar, dashurinë e madhe për këngën, ngjyrën e kaltërt. Aty ajo thekson dashurinë e madhe për qytetin e Shkupit, ku dhe frymëzimi më I madhë ka ndodh pikërisht në këtë qytet. Të shprehur në çdo rresht ka shpirtin prej kadifeje dhe  për veçantinë e ngjyrës i lë lexuesit ta zbulojnë.

Exit mobile version