Juventusi rrezikon të mbetet pa sulmuesin kryesor të saj, Carlos Tevezin, gjatë kësaj vere
Sulmuesi argjentinas ka edhe një viti kontratë me kampionin e Italisë, por pas përfundimit të Finales së Ligës së Kampionëve mund të largohet nga Torino.
Sipas të përditshmëve sportive madrilene, AS dhe Marca, drejtuesit e Atletico Madridit kanë shprehur interesim që ta transferojnë.
Por, Tevezë më herët ka deklaruar se pas largimit nga Juventusi nuk do të luaj në Europë. Ai ka paralajmëruar rikthimin në Argjentinë. Por, në futboll kurrë nuk i dihet.