Site icon PORTALB

Modelet e reja të iPhone janë “miniera” ari në eBay

iPhone

iPhone

Versioni me ngjyrë ari i pajisjes iPhone është duke u shitur me vlerë prej 1,300 dollarë, kurse iPhone 5S i arit kushton 1,500 dollarë, që paraqet një çmim shumë më të lartë se sa çmimi i tij në dyqane.

Një shitës në eBay, me emrin e përdoruesit Papakar, së fundi shiti një iPhone me 16 GB me ngjyrë ari në vlerën prej 10,000 dollarë në një ankand që tërhoqi 51 oferta. Modeli i njëjti i iPhone për t’u porositur në uebfaqen e Apple kushton 649 dollarë.

Edhe pse Apple ofron të njëjtin çmim për të tri ngjyrat, shitësit në eBay duket të besojnë që ngjyra e arit është më e mirë se ajo e argjendit dhe që një iPhone me ngjyrë ari duhet të sjell më tepër se sa një model me ngjyrë argjendi.

Mbi 15 ankande janë duke shitur modele të iPhone me diskun prej 16 GB me çmimin prej katër shifrash vetëm në faqen e parë të eBay. Në krahasim, modelet e tjera kanë vetëm dy oferta që kanë vlerën më të lartë se 1,000 dollarë në faqen e tyre të parë.

Për dallim nga 5S, iPhone 5C nuk është duke u harxhuar i tëri nga raftet e dyqaneve. Në Dyqanin Fifth Avenue të Apple në qytetin e Nju Jorkut gjatë të martës janë shitur modelet 5S, por 5C është ende në dispozicion.

Një raport i fundit nga ndërmarrja për analiza, Localytics konfirmon atë që dyqani në Nju Jork ka parë, duke thënë që 5S është duke u shitur për më tepër se tri herë se sa modeli 5C.

Exit mobile version