Zgjidheni këtë “ekuacion”: 60 fëmijë dhe dy furgonë (Video)

Mjetet e transportit nuk kanë qenë aq të rehatshme kur kemi shkuar në shëtitje apo në ndonjë vizitë, derisa ishim në klasat e para të shkollës fillore. Por, nuk kemi qenë të mbyllur kurrë me kaq shumë njerëz në një mjet të vetëm.

Sipas videos së postuar më poshtë, del se në dy furgonë kanë hipur nga 30 nxënës të shkollës fillore.

Policia në Kinë e ka lansuar këtë regjistrim, për të treguar se dënimet për raste të tilla do të jenë shumë të larta, transmeton Telegrafi.

Mësohet se pronarët e furgonëve i kishin hequr ulëset për të futur sa më shumë fëmijë, në mënyrë që të fitojnë më shumë para.

Lajme të ngjashme

Back to top button