Zyra Federale e Hulumtimit (FBI), ka publikuar një video në të cilën shihet se si, më 16 shtator, ish-rezervisti i marinës, AAron Alexis, futet në selinë e marinës amerikane në Uashington.
Alexis atë ditë vrau 12 qytetarë, por siç thuhet nga FBI-ja, se ai nuk kishte për qëllim të vrajë ndonjë person të veçantë, por për shkak se ka jetuar në iluzione se dikush është duke e kontrolluar nga valët elektromagnetike me frekuenca shumë të ulëta.