Recension: Zaevi publikoi biseda të reja të përgjuara telefonike të cilat i posedon

Materiali që e recensojmë ka të bëjnë me “bombën” e 34 politike të cilën e prezantoi kryetari i LSDM-së më 27 maj, mirëpo është shumë i varfër. Edhe pse titulli informon: “Zaevi publikoi biseda të reja të përgjuara telefonike të cilat i posedon”, megjithatë, nga vetë raporti shikuesit nuk mund ta kuptojnë se çka ka publikuar lideri opozitar. Kontributi duke sikur është bërë në stilin: doni ta dini, mirëpo nuk ju tregoj!

Заев објави нови прислушувани телефонски ра_ - http___play.mrt.com.mk_play_64217_Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi publikoi biseda të reja të përgjuara telefonike të cilat i posedon

Data dhe koha e publikimit: 27.05.2015, 16:55

Data e recensionit: 29.05.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

KONTRIBUT I ZBRAZËT

Artikulli i referohet ngjarjes zyrtare – konferencës рër shtyp të shefit të opozitës (27 maj 2015) dhe faktet i transmeton saktë. Mangësia e tij është që ai është i thatë. Ai vetëm sipërfaqësisht raporton për ngjarjen dhe nuk i publikon informatat kryesore nga konferenca për shtyp e Zaevit.

Në fakt, në kontribut aspak nuk thuhet se cilat аudio-inçizime i publikoi lideri i LSDM-së. Me një qasje të tillë selektive, publikut i është privuar mundësia që të dëgjojë se lideri i LSDM-së prezantoi biseda për të cilat thotë se janë ndërmjet kryeministrit dhe ministrit të atëhershëm për transport dhe lidhje, e në të cilat, Gruevski, gjoja, thotë se “Qeverisë nuk i ec asnjë projekt i madh” dhe kërkon nga ministri “të jetë më tepër i orientuar kah marrëveshjet me kompanitë e mëdha, e jo vetëm të thotë se diçka nuk është në përputhje me ligjin”.

Në pakon tjetër të bisedave në të cilat, poashtu, dëgjohen zërat e Gruevskit dhe të Janakieskit, kryeministr, gjoja, “personalisht është angazhuar të rrënohet Teatri i dramës në Shkup, ndërsa toka të shitet”.

inçizimet e publikuara u gjetën edhe ministri i ri për punë të brendshme, Mitko Çavkov, dhe drejtori i ri i Byrosë për siguri publike, Gorançe Savevski. Të dy përmenden si bashkëpjesëmarrës të ministres së atëhershme të kryeministrit, në ndërprerjen e hetimit për një firmë nga Negotina e cila bën distribuimin e naftës. Pronari i i kësaj firme në cisternat e së cilës janë gjetur pesë tonë e gjysmë naftë e kuqe, ka shpëtuar nga sanksionet e disa institucioneve, gjoja për shkak se paska qenë donator i VMRO-DPMNE-së

Në një bisedë tjetër, për të cilën Zaevi thotë se është ndërmjet kryeministrit dhe ish-drejtorit të ELEM-it, flitet për një kontratë me një kompani çeke, me ç’rast përmenden shuma parash të cilat duhet të dërgohen në adresa të ndryshme.

Një bisedë, gjoja ndërmjet Gruevskit dhe ish-ministreshës Jankullovska, sipas Zaevit, dëshmon se si kryeministri kërkon “të zhduket një letër origjinale” nga drejtori i Agjencisë për fluturime civile, i cili është ankuar nga bashkëshortja e kryetarit Ivanov (e cila punon në këtë Agjenci si këshilltare). Dhe siç gjoja Gruevski i thotë Jankullovskës, në Agjenci është evituar skandali pasi Ivanova ka kërkuar “të ndërrohet drejtori”.

E pa këto informata të rëndësishme, të cilat, pa dyshim, janë heshtur me qëllim, më saktë janë censuruar, kontributi duket i zbrazët. Ai thjesht nuk ka asnjë qëllim.

Lajme të ngjashme

Back to top button