Mustafa dhe Vuçiq takohen në Bruksel më 23 qershor

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të duhej të vazhdonte me 23 qershor.

Me rastin e vazhdimit të këtij dialogu, do të duhej të takoheshin në Bruksel kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Sipas disa burimeve jozyrtare të Danas, Beogradi dhe Prishtina tashmë janë marrë vesh për nivelin teknik për bisedimet sa i përket telekomunikacionit dhe energjetikës, ndërsa deri në takimin mes dy kryeministrave pritet zhvillim edhe sa i përket asociacionit të komunave serbe në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Nga zërat që po qarkullojnë së fundmi, spekulohet se Kosovës do t’i jepet një kod i ri ndërkombëtar telefonik.

Së fundmi Isa Mustafa kishte deklaruar se po vonohen bisedimet sepse po vonohet implementimi i marrëveshjeve të arritura, dhe po ashtu Serbia po rihapë temat për të cilat janë arritur marrëveshje si telekomunikacioni dhe energjetika.

Lajme të ngjashme

Back to top button