Mbi 3 milionë persona në Irak janë detyruar të shpërngulen

Për shkak të konflikteve të vazhdueshme në Irak mbi 3 milionë persona janë detyruar të shpërngulen dhe të ndërrojnë vendbanimin e tyre brenda shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendësministri i Migrimit dhe Emigracionit në Irak, Asgar el-Musevi, në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA), ka theksuar se për shkak të “sigurisë së dobët dhe konflikteve” ka një rritje të numrit të personave që detyrohen të ndërrojnë vendbanimin brenda vendit. Ai ka pohuar gjithashtu se janë regjistruar mbi 3 milionë persona të cilët janë shpërngulur nga qytetet veriore dhe perëndimore për në vende më të sigurta.

Komisioni për Akomodimin e Azilkërkuesve nën drejtimin e qeverisë së Irakut muajin e kaluar kishte njoftuar se për shkak të situatave të krijuara nga operacionet e ndërmarra kundër ISIL (DEASH), numri i personave të shpërngulur nga rajonet Dijala, Enbar dhe Salahaddin ka qenë afërsisht 2.7 milionë

Lajme të ngjashme

Back to top button