Shkëndija do stërvitet në Slloveni

Futbollistët e Shkëndijës vazhdojnë të shijojnë pushimin veror i cili do të zgjasë deri më 5 qershor. Për shkak të pjesëmarjes në eliminatoret për Liga Evropa, skuadra do të nisë punën më herët dhe starti është paraparë për 6 qershor. Ditët e para do të zhvillohen në Tetovë, ndërsa më 12 qershor ekipi udhëton drejt Sllovenisë, ku do të qëndrojë deri më 25 qershor.

Skuadra do të vendoset në hotelin ‘Sava’ në Rogoshka Sllatina, ndërsa janë paraparë të zhvillohen tre ndeshje kontrolluese me kundërshtar kualitativ emrat e të cilëve mbetet për tu vendosur më vonë. Ekipi do të jetë në Slloveni kur më 22 qershor do të mësojë emrin e kundërshtarit për xhiron e parë eliminatore të Liga Evropës, ndërsa tre ditë më vonë ekspedita kthehet në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button