KM Liria kampion shtetërorë edhe për femijë

Klubi i mundjes Liria ka vazhduar dominimin absolut në mundjen e Maqedonisë, duke e konfirmuar superioriten edhe në grupmoshën më të re, të fëmijëve, ku u shpall kampion i vendit tonë, pa fare vështirësi. Në fund të garave që u mbajtën në qytetin e Radovishit, Liria fitoi gjithsej 13 medalje, apo 52 pikë të përbashkëta, duke triumfuar në fund bindshëm para Ballkanecit të Shtipit me 37 pikë dhe “Skopjes” me 11.
Individualisht, nga KM Liria, dolën gjithsej pesë kampion, katër nënkampion dhe poaq fitues të vendeve të treta.

Kampion te pakompromis ne kategorite e tyre u shpallen:
Besir Alili (32 kg), Muhamed Ferfuki (35 kg), Adem Asani (53 kg), Hamza Jashari (59 kg) si dhe Isa Abazi (85 kg).

Pozita te dyta fituan: Zulqufli Asani (32 kg), Berat Xhemaili (38 kg), Xhihad Ismaili (53 kg) si dhe Orhan Xhaferi (66kg).

Në pozitën e tretë u ndalën: Omer Feruki (35 kg), Omer Fuga (47 kg), Agon Selimi (53 kg) si dhe Zeid Fuga (53 kg).
Me fitoren këtë fitore në kampionatin e femijeve, KM Liria pothuajse ka siguruar edhe triumfin në Kupën e Maqedonisë, në vigjile të garës së fundit, kampionati shtetëror për kadetë, që do të mbahet fundjavën e ardhshme në Shkup. Liria, tani ka gjithsej 273 pikë, apo as më pak e as më shumë se 72 më tepër se ekipi i dytë, Ballkaneci i Shtipit.

Lajme të ngjashme

Back to top button