Site icon PORTALB

Mariah Carey kritikon “American Idol”

Mariah Carey

Nëse “American Idol” po planifikon që ti kthej anëtarët e saj të dikurshëm definitivisht ata nuk mund të llogarisin në Mariah Carey.

Ikona e muzikës pop e kritikoi garën konkurueses të American Idol derisa ishte mysafire në një program të radios në Australi.

E pyetur nëse ajo do të kthehej për sezonën finale të shout ajo u përgjigj menjëherë ,,Absolutisht jo. Ajo ka qenë përvoja ime më e keqe në jetë”.

,,Unë nuk mendoj se ata kanë pasë për qëllim që ne të kemi një përvojë të mirë në atë shou,” tha Mariah.

Exit mobile version