Fatmir Limaj: Gjykatën Speciale ta themelojë OKB-ja, jo Kosova

Ushtarët UÇK-së asnjëherë nuk u kanë ikë drejtësisë dhe askush nuk mund të thotë që një ushtar i UÇK-së i ka ikur ndonjëherë gjykatave. Kështu ka thënë kreu i Nismës, Fatmir Limaj në Info Magazine të Klan Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Argumenti i frikës as që duhet të diskutohet sepse ka pasë edhe kryeministër sikur Ramush Haradinaj që kanë shkuar vullnetar në Hagë kurse Serbia dhe Kroacia i kanë fshehur kriminelët”, ka thënë ai.

“Më me interes është që Këshill i Sigurimit se sa ne. Kjo çfarë po na kërkohet neve është dëmtimi i sovranitetit të Kosovës. Ajo s’ka punë me Kosovën por me individ”, u shpreh Limaj.

Po ashtu, Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj ka deklaruar se shtyrja e seancës së sotme për votimin e amendamenteve kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale është bërë nga koalicioni qeveritar, PDK-LDK.

Sipas tij, deputetët që nuk do ta votojnë për këto amendamentet, janë persona me dinjitet.

“Koalicioni qeveritar nuk ka mundur t’i bind deputetët që të votojnë kundër vullnetin të tyre dhe qytetarëve të vendit, shpresoj që kjo është ajo. Megjithatë në parlament të Kosovës ka njerëz me dinjitet”, ka thënë ai.

Amendamentet që i ka dorëzuar Qeveria e Republikës, sipas Limajt janë të dëmshme për sovranitetin e Kosovës. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button