Republika e Maqedonisë do të vazhdojë me dinamikën e reformave dhe përqendrimin e sajë në implementimin e praktikave më të mira dhe kështu do të vazhdojë rrugën e sajë drejt Bashkimit Evropian.
Kështu ka deklaruar Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në Konferencën ndërkombëtare “Evropa ndërmjet vlerave dhe sfidave”.
“Bashkarish do të vazhdojmë në rrugën tonë derisa nuk arrihet qëllimi final. Kjo do të thotë se Maqedonia është e përgatitur edhe më tej të vazhdojë dhe të merr pjesë në zbatimin e vlerave dhe standardeve evropiane”, ka deklaruar Gruevski.
Ai ka theksuar se “Ne i duhemi Evropës aq sa Evropa na duhet neve”.