Sulmohen dhe plaçkiten imigrantë sirianë në Gjevgjeli

Siç kumtoi MPB, ngjarja është raportuar dje në orën 10:30 në stacionin e policisë Gjevgjeli.
Pesë shtetasit sirianë të cilët në mënyrë të paligjshme kanë kaluar kufirin greko-maqedonas, në të njëjtën ditë rreth orës 01:20 në fshatin Smokvica janë sulmuar fizikisht nga ana e 7-8 personave të panjohur.
Sulmuesit nga emigrantët kanë marrë 1.000 euro dhe tre telefona celularë.
Nga ana e ndihmës emergjente mjekësore ata janë transferuar në Qendrën Mjekësore Gjevgjeli, ku oficerët e policisë kanë kryer bisedë me ta.
Merren masa për ndriçimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button