Pavlopulos: Vetëm të paarsyeshmit dyshojnë në karakterin grek të Maqedonisë

Presidenti grek Propokis Pavlopulos konsideron se vetëm ato që nuk kanë arsye mund të mendojnë se Maqedonia i takon tjetër kujt përveç Greqisë. Presidenti i fqinjit jugor, në takimin e sotëm me përfaqësues të Unionit rajonal të komunave nga Maqedonia Qendrore, në pallatin e presidentit dërgoi mesazh të qartë se askush nuk guxon të dyshojë në këtë se Maqedonia historike i takon Greqisë.

Kjo ishte porosia e parë indirekte dhe zbulim i qartë i qëndrimeve të tija në lidhje me kontestin e emrit, që mund të interpretohen si të qarta djathtiste nëse kihet parasysh se vjen nga radhët e partisë djathtiste të Demokracisë së Re.

Deklarata e presidentit grek për karakterin e fortë grek të Maqedonisë vjen pasi përfaqësues të Unionit i dhuruan pllakat me emblemën e Unionit me imazhin e Lekës së Madh dhe diellin e Verginës si dhe një pjesë të vogël simbolike nga mozaiku i Amfipolis, duke theksuar se gjithë këto simbole janë shenjë e fortë dhe porosi se Maqedonia është pjesë e Greqisë edhe historikisht edhe tani.

“Vetëm të paarsyeshmit dhe ata që nuk e dinë historinë mund të dyshojnë në karakterin grek të Maqedonisë- theksoi Pavlopulos.

Lajme të ngjashme

Back to top button