Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar që ka me institutin gjerman “Georg Eckert” dhe Institutin e Historisë Nacionale të Shkupit, organizojnë konferencën shkencore “Historiografia dhe mësimdhënia e historisë në rajonet gjuhësore të sllavishtes jugore dhe shqipes”.
Konferenca është e para e këtij lloji në rajon, dhe ka për qëllim hulumtimin, studimin dhe identifikimin e problemeve në lëmin e historiografisë dhe mësimdhënien e lëndës së historisë në rajonet sllavofolëse dhe shqipfolëse.
Në mesin e shumë studiuesve të njohur të historisë nga rajoni e bota, do të merr pjesë edhe Prof.dr.Natali Klajer nga Parisi.
Nga ITSHKSH, në këtë konferencë, punimet e tyre do t’i prezantojnë Dr.Skender Asani dhe Dr.Besnik Emini.
Konferenca mbahet më 3 dhe 4 qershor 2015 në Shkup.