Site icon PORTALB

Pacino ëndërron rolin e Napoleon Bonapartës

Al Pacino

Napoleon Bonaparte është personaliteti të cilin aktori i Hollywoodit, Al Pacino, ëndërron ta luajë në një film.

Pacino thotë se gjenerali francez gjithmonë ka qenë një ëndërr për të, por kjo tash mund të bëhet realitet pasi aktori ka një projekt që i është ofruar.

“Napoleon Bonaparte ka qenë një nga ëndrrat e mia për një kohë të gjatë”, ka deklaruar Pacino.

“Më është ofruar disa herë, por duket se tashmë ka ardhur koha të bëhet realitet. Më është dhënë një skenar për vitet e tij të fundit të jetës në Saint Helena”, ka shtuar ai.

Exit mobile version