”Kumanova” – dëshmi reale për padi ndaj shtetit në gjykatën ndërkombëtare për krime ndaj njerëzimit

Konflikti i armatosur që u zhvillua në ’’Lagjen e Trimave’’ në Kumanovë, i cili zgjati për më shumë se tridhjet orë,pothuajse pa ndërprerje, ashtu siq edhe pritej edhe më është top-temë mediatike,politike e diplomatike, jo vetëm në Republikën e Maqedonisë,por edhe jashta saj. Komentet janë të llojllojshme,herë-herë edhe të ҫuditshme,por kuptueshëm si ҫdo herë në këso raste sipas kushteve të pozicioneve që kanë qoft, individët – ”analistët”, formacionet politike e shtetrore të vendit,madje dallimet hasen deri tek instituconet ndërkombëtare ku epitetin terrorist për shqiptarët që rezistuan në Kumanovë me plot pompozitet po e lanson bota sllave e udhëhequr nga Serbia dhe në anën tjetër Aleanca Veriperendimore- NATO dhe bota perendimore ku luftëtarët shqiptar i pagëzon si grupe të armatosura kurse për të vërtetën e luftimeve në Kumanovë qartazi po kërkon hetim ndërkombëtar.

Pra,tashmë gati tri javë pas luftimeve në Kumanovë, komentohet gjithҫka,madje deri në banalitet, por jo esencialja, jo kryesorja,jo ajo më domethënësja.Troҫ shqip thënë, komentohet mbrapsht duke u nisur që nga komentet për protagonistët,motivet për qëndresë,lidhjet e ndërlidhjet e tyre,verzionet për tradhëti,e deri tek skajshmëria ku mohohet edhe sakrifica më sublime dhe heroizmi i pashoq i djemve shqiptarë të cilët qëndresën e tyre në ”Lagjen e Trimave” në Kumanovë e shëndrruan në Epope shqiptare.

Fatkeqësisht, askujt nuk i shkon ndërmend të përqendrohet tek esenca,tek ajo se ҫfar në të vërtet ndodhi më 9-10 maj në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë dhe reth saj.Askujt nuk i shkon ndërmend të pohojë, të komentoj apo edhe të ndërmarrë edhe më të voglin hap dhe të nxjerr të vërtetën në shesh, se më 9-10 maj të këtij viti, qeveria aktuale e R.së Maqedonisë pa kurrfar paralajmërimi me misionin për të vrarë grupin e armatosur të shqiptarëve, qysh në orët e hershme të mëngjezit kur e tërë popullata ishte në gjumë filloi të gjuaj e granatoj në ”Lagjen e Trimave” në Kumanovë.Për dy ditë me radhë u cënua e drejta themelore për jetë, mbi 20 mijë banorë prej të cilëve mbi 90% janë shqiptarë u ballafaquan me rrezikun për jetë,mbi ta u godit pamëshirshëm nga ajri dhe toka me armatimin më të rëndë të munshëm. Mbi 30 orë agoni për jetë a vdekje,mbi tridhjet orë trishtim,pasojat e të cilit do të jenë të përjetshme, mbi 30 orë goditje pa mëshirë nga mjetet e blinduara në tokë dhe helikopterët nga ajri, mbi 30 orë fishkëllima plumbash, prani e madhe e helmit kimik, pasojat e të cilit do të hetohen shumë shpejt tek banorët e kësaj lagje.

Krejt kjo llakërdi, në njërën anë nga ana e zyrtarëve aktual tentohet disi të heshtet, tentohet të mbulohet me pluhurin e harresës, duke servuar gjëra të tjera mahnitëse në rend të parë,si ato se; qeveria aktuale ka marrë vendim që shtëpit e rrënuara shteti do ti meremetojë,familjeve të dëmtuara do tu kompenzojë nga 1600 Euro, e kështu me radhë. Kurse në anën tjetër shumë personalitete dhe figura publike shqiptare, me të madhe vizitojnë këtë lagje, fotografohen dhe ikin me një fjalim rasti. Askujt pra si shkon ndërmend të e ngris zërin, të e shtroj ҫështjen primare, mos tҫ flasim për ndërmarrje të hapit konkret, ngritjen e padis penale kundër institucioneve shtetrore për likuidim fizik, për dhunë dhe terror mbi popullatën shqiptare në ate pjesë të qytetit të Kumanovës në gjykaten ndërkombëtare për krime kundër njerzimit.

Edhe pas tri javëve askush nuk e shtron ҫështjen; se institucionet shtetrore të R.së Maqedonisë vranë e plagosën njerëz pa paralajmërim, ushtruan dhunë e terror mbi popullatën civile,rrënuan gjitha te mirat materjale të popullatës shqiptare në këtë lagje, e ҫmenden dhe e traumatizuan popullatën deri në skajshmëri. Pra askush deri më tani nuk e shtron pyetjen si u bë aksioni policor në ”Lagjen e Trimave” në Kumanovë; Në ҫfar kohe dhe me ҫfar mjete u bë ky intervenim luftarak; A pati paralajmërim paraprak për dorzim të grupit të armatosur; A u paralajmërua popullata para aksionit luftarak policor; A u evakua ajo; si dhe një sërë pyetjesh të tjera të cilat vetvetiu përgjigjet i kanë të kuptueshme.

Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, në ”Lagjen e Trimave” në Kumanovë nga ana e institucioneve shtetrore të Republikës së Maqedonisë u godit me armë zjarri pa paralajmërim, me ҫka u shkaktuan shumë vrasje, u ushtrua dhunë dhe terror ndaj popullatës civile, u shkatrrua prona private, u shkaktua traum e cila përjetësisht do të jetë e pashlyeshme, veprime këto rreptësisht të ndaluara me të gjitha normat juridike të vendit por edhe ato ndërkombëtare. Pra asnjë normë juridike, qoft ajo vendore apo ndërkombëtare nuk lejon aksion policor e mos të flasim për oprecione luftarake në orët e hershme të mëngjezit dhe në prani të popullatës civile e lëre më rrezikimin e jetës së civilëve, sado që objektivi mund të jetë i rrezikshëm për rendin juridiko-kushtetues. Këto veprime sanksionohen rreptësisht,madje për këso veprime protagonistët dhe urdhëdhënësit duhet të gjykohen në gjykatat ndërkombëtare për krime kundër njerzimit.

Pra aksioni luftarak policor në ”Lagjen e Trimave”, është jasht ҫdo norme juridike, madje jasht ҫdo logjike dhe është veprim fashizoid.Themi kështu ngase në kuadër të këtij aksioni u përdhos ҫdo normë juridike dhe njerzore, ngase të gjitha këto veprime u kryen pa paralajmërim për tërheqjen e popullatës civile por në prani të saj u zhvilluan operacionet luftarake, nuk u evakuua popullata civile, përkundrazi ajo edhe u malltretua fizikisht nga njesitet policore, nuk u kërkua dorzimi i personave të armatosur, por befasishëm u sulmua me gjith arsenalin luftarak nga toka dhe ajri, me ҫka u rrezikuan jetҫt e mbi 20 mijë banorëve civil të kësaj lagjeje. Për këto veprime protagonistët dhe urdhërdhënësit duhet të përgjigjen dhe të dënohen rreptësisht sepse kanë shkelur të gjitha normat vendore dhe ndërkombëtare.Veprimet e tilla janë të patolerueshme dhe për to pasojnë sanksione rigoroze edhe ndaj shtetit që i aplikon por edhe ndaj atyre që japin urdhëra dhe i zbatojnë këto veprime. Paramendoni një veprim i tillë të ndodhë në ndonjë vend evropjan, ta zëmë në Norvegji, e tërë popullata do të ngritet në këmbë, jo vetëm që do bjerë qeveria, por do të burgoset e tëra. Sa për ilustrim po sjellim rastin e Anders Behring Breivik i cili më 22 korrik 2011, vrau 8 persona me automobil bomb dhe 69 të tjerë në një kamp veror në Utoa. Gjykata e Osllos me 24 gusht 2012 e shpalli fajtor për 77 vrasje krimineli në fjalë mori dënimin maksimal nga gjykata norvegjeze – 21 vjet burgim. Policia norvegjeze kapjen e tij e realizoi pa rrezikuar popullatën civile, madje as nuk e vrau kriminelin,por e detyroi të vetëdorzohet.

Për rastin e Kumanovës, Republika e Maqedonisë duhet të sanksionohet, kurse urdhërdhënësit dhe zbatuesit e veprimeve luftarake pa kurrfar paralajmërimi në radhë të parë të popullatës civile e në radhë të dytë edhe të grupit të armatosur, duhet të paditen në gjykatën ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit. Andaj spektri politik shqiptar,shoqatat joqeveritare,juristët shqiptar në këtë republikë dhe më gjërë, sa më shpejt të jetë e mundur duhet të grumbullojnë dëshmi dhe mbi bazën e tyre të përgadisin padin penale për krime ndaj njerzimit kundër urdhërdhënësve dhe zbatuesve të këtij aksioni luftarak policer sllavomaqedonas në gjykatën ndërkombëtare për krime kundër njerzimit. Fundja nëse ndokush (zyrtarët aktual te R. së Maqedoniseë) mendon se mjafton vetëm të ndërtohen shtëpit e rrënuara dhe ndarja e pak të hollave për familjet që kanë dëme materjale e kanë shumë gabim,ngase pasojat e një veprimi të tillë janë shumë më të thella dhe për to dikush duhet të jap llogari.

 

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Emerlla te pergezoj per ngritjen e ksaj ceshtjeje dhe e pritur nga ti duke te njohur personalisht disa her ket ceshtje e kam ngrit ne biseda telefonike me te aferm dhe me miq por si shihet asnje ska kurajo ta bej une kam propozu edhe banorve te lagjes ta bejn padi menyr te organizuar deri ne gjykaten e strazburit kunder shtetit maqedonis .ne qe jemi larg nga vendlindja mundemi vec me sugjeru por jo edhe me vepru .pershendetje i nderuar Emerlla Ukshini

Back to top button