Zaev përsërit para ambasadorëve: Zgjidhja është një qeveri kalimtare

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, si dhe anëtarë tjerë të kryesisë së kësaj partie janë takuar gjatë ditës së sodit me ambasadorin e Belgjikës, Gjermanisë dhe Francës.

Në këtë takim, udhëheqësia e LSDM-së do të shfaqë edhe njëherë qëndrimin se qeveria kalimtare është zgjidhje për situatën aktuale në Maqedoni, kude përfshirë këtu të gjitha problemet të cilat më herët janë raportuar nga organizatat ndërkombëtare. Sipas LSDM-së, kriza kulmon me politizimin e skajshëm të sistemit shtetërorë, kontrollin mbi gjyqësorin dhe mediat.

Zaevi ka thënë se mënyra e vetme për normalizimin e shtetit është një qeveri ku nuk do të marrin pjesë kreatorët e drejtpërdrejtë të krizës. /SHENJA/

Lajme të ngjashme

Back to top button