Qytetarët e Maqedonisë që janë shfrytëzues të internetit më shumë përdorin celularin ose smartphone për qasje në internet, tregojnë të thënat e fundit nga enti shtetërorë për statistika.
Gjithsej 34.3 përqind nga shfrytëzuesit e internetit këtë vit kanë pasur qasje në internet nëpërmjet telefonave të tyre ose smatphone, duke shfrytëzuar rrjetet e operatorëve cellular ose rrjeteve pa kabllo (wi-fi).
Për dallim nga viti I kaluar shënohet rritje e numrit të shfrytëzuesve që përdorin celularët për internet edhe atë për 12.7 përqind.
Numri tregon se 38 përqind e shfrytëzuesve të internetit në celular janë meshkuj ndërsa 30 përqind femra.