Nesër promovohet libri “Në strofullën e djallit”

Nesër, më datë 29.05.2015, me fillim në orën 19:00 në hapësirat e Librarisë së Çarshisë do të mbahet promovimi i librit “Në strofullën e djallit” nga autori Shpëtim Pollozhani.

Autori i librit “Në strofullën e djallit”, aktualisht Kryetar i Shoqatës së të burgosurve dhe të dëmtuarve politik shqiptarë të Maqedonisë, përshkruan ngjarjet në tre plane: në marrëdhënie me familjen, me bashkëvuajtësit e burgut dhe me regjimin në fuqi. Siç thot edhe vetë: “Për ta filluar shkrimin e ngjarjeve dhe dukurive, më duhej vetëm një gjendje. Duhej ta vishja atë uniformë të përhimtë e të mykur dhe ambienti, ngjarjet dhe personazhet më renditen si vullnetarët në frontin e një lufte”.

Lajme të ngjashme

Back to top button