Mustafa-Gruevski, takim kokë më kokë për “Kumanovën”

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, të cilët ndodhen në Tiranë si pjesëmarrës në Forumin Ekonomik të Vjenës, kanë zhvilluar edhe një takim kokë më kokë.

Mësohet se në qendër të bisedimeve ishin ngjarjet e fundit të ndodhura në Kumanovë, në lagjen me shumicë shqiptare, të njohur si “Lagjja e Trimave”.

Në përfundim të takimit, kryeministri Mustafa ka deklaruar se i ka kërkuar homologut Gruevski një hetim ndërkombëtar për ngjarjen, ku mbeten të vrarë mbi 20 persona.

Dy vendet u përfshinë në polemika me njëri-tjetrin lidhur me këtë ngjarje, pasi Shkupi zyrtar deklaroi se grupi shqiptar, që ndodhej në Kumanovë për të destabilizuar vendin, kishte ardhur nga Kosova.

Lajme të ngjashme

Back to top button