Site icon PORTALB

Kallëzim penal kundër qytetarit nga Tetova për 13 vjedhje

MPB

MPB

Policia e Tetovës ka parashtruar kallëzim penal kundër E.A. (21) nga Tetova, si i dyshuar se është kryerës i 13 vjedhjeve të rënda në tre muajt e fundit, informoi zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij, i dyshuari i ka kryer veprat penale në mars, prill, dhe në maj të këtij viti edhe atë nëntë në automjete motorike të udhëtarëve, tre në dyqane dhe dy në biçikleta.

Exit mobile version