Site icon PORTALB

Shqiptari i dënuar për vrasje transferohet nga Britania në Shqipëri

burg - foto ilustrim

Robert Lindari i dënuar për vrasje, është transferuar nga Interpol Tirana, nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri.

32-vjeçari do të vazhdojë të kryej dënimin në Shqipëri, ai është dënuar me 15 vite burg për vrasjen të cilën e ka kryer në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në zbatim të Marrëveshjes në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Shqipërisë për transferimin e personave të dënuar, ai është transferua me qëllim të vuajtjes së pjesës së mbetur të dënimit në vendin tonë”, njoftoi zyrtarisht Policia Shqiptare. /arbresh.info/

Exit mobile version