Në kuadër të bombës së 34, Zaev thotë se do të dëgjojmë se si është liruar nga dënimi një kompani nga Negotina edhe pse janë zbuluar 5.5 tonë naftë e kuqe ilegale, vetëm pse biznesmeni në fjalë ka ndihmuar VMRO-në.
Në këtë aferë është i përzier edhe ministri i sapoemëruar i punëve të brendshme Mitko Çavkov dhe drejtori i sapoemëruar për siguri publike, Goranço Savevski”.
Zaev thotë se kjo bisedë është mes Jankullovskës dhe drejtorit të DHP-së, Goran Trajkovski.
“Keni bë kontroll në një ndërmarrje nga Negotina “Tandem”. Është njeri i cili na ka kryer një punë tjetër. Që të mos rezultojë se tani po i hakmerremi, rregulloje disi punën, kurse pas disa muajve ti shif dërgoja dikë tjetër”, dëgjohet zëri i Jankullovskës.
“Mua Radniku ma dha këtë emër. Unë e kam porosinë që ma ka dërguar. Si duket bëhet fjalë për një ish sigurims. Nëse doni do jua dërgoj porosinë. Janë gjetur 5.5 tonë naftë të kuqe”, thotë zëri i drejtorit të DHP-së, Goran Trajkovski.
“Si duket ai nuk është i pastër, por nëse na ka ndihmuar, atëherë do të koordinohemi., ti ngadalësoj pak, që të mund ta sjellim pastaj punën edhe kështu edhe ashtu. Dërgoj diku në drek dhe pastaj d të dëgjohemi”, thotë zëri i Jankullovskës.
“Në rregull bisedo ti edhe me Çavkov, sepse jemi disa institucione të kyçura këtu”, thotë zëri i Trajkovskit.