Rinia shqiptare dhe ‘Europa’

Përgjatë tërë ketyre viteve demokraci në vendin tonë, rinia shqiptare ka përjetuar pasojat e një tranzicioni, jo vetëm politik, por edhe shoqërorë. Vitet e fundit e gjendur përballë një koncepti si ‘Integrimi Europian’, të cilit nuk ia njeh’ hollësisht kuptimin dhe thelbin, e sheh atë si rrugën e vetme të shpëtimit nga realiteti, prapambetja, kufizimi dhe gjëndja e rënduar në vend, hera herës.

Çdo herë jam përpjekur që të futem në skutat e mendimit të rinisë shqiptare për të parë se çfarë i demotivon ata të integrohen në jetën sociale, të jenë produktivë, të mos ‘lëshojnë’ pesimizmin dhe kafenetë etj… Madje edhe në ballafaqimin e bërë ndërmjet të rinjve ne vende te ndryshme të Europës dhe rinisë shqiptare, ka një hendek të madh për t’u kapërcyer, i cili varion nga ai kulturorë dhe mentalitarë, e der tek ai diplomatik në të vepruar dhe të bërit gjërave. ‘Shpëtimi’ shihet së jashtmi dhe jo së brendshmi, duke e konsideruar antarësimin në Unionin Europian si dorën magjike që do të zgjidhë për një herë gjithçka.

Nga eksperienca ime e fundit në Berlin, si përfaqesuese e Shqipërisë, në mes gjashtëdhjetë pjesëmarresish nga njëzet shtete të ndryshme Europiane, por bazuar edhe në eksperienca të tjera me të rinjtë, Brenda dhe jashtë vendit, do e analizoja hendekun e rinisë Shqiptare me ‘Europën’ në disa drejtime thelbësore:

Së pari, nga gjashtë tematika të cilat u trajtuan në aktivitet, pas kontributit tim ne fushën e ‘Politikave të jashtme të Europës dhe sigurisë”, përzgjodha tamatikën: “Vlerat bazë Europiane”. Në planin e pështatshmërisë me vendin tone dhe punën që unë bëj është tematika thelbësore. Këtu analizojmë vlerat si, individuale dhe vlerat e shtetit. Mungon thellësisht në rininë tonë ai që quhet ‘Qytetari Europian’, i edukuar dhe mësuar me vlerat dhe parimet Europiane, kulturën dhe demokracinë e pastër, jetësën me harmoni me ligjin dhe meritokracinë. Kjo vjen si pasojë e një sistemi politik i cili, formëson një sistem të tillë arsimorë, nga ku varet edhe edukimi i brezave. Të rinjtë më tepër sesa edukim të mirëfilltë, thjesht marrin diploma.

Cfarë duhet krijuar? Urat lidhëse vlerore, marrja eksperiencave jashtë vendit dhe implementimi në përshtatje me aktualitetin social në Shqipëri. Zbatimi i modeleve duke iu përshtatur terrenit. Gjithashtu informimi shoqërisë dhe të rinjve, duke krijuar kanalet e duhura të informacionit, i cili vjen nga burime të besueshme informimi, si organizata, individë dhe media sociale apo e shkruar…

 Së dyti, flasim për, iniciativën dhe reagueshmërinë. Gjeneron një hendek i madh midis dy shoqërive, asaj shqiptare dhe Europiane, lidhur me të ashtuquajturën ‘shoqëri e iniciativës, dhe e reagueshmërisë’ ndaj fenomeneve shqetësuese në realitet. Këtu lidhemi drejtpërdrejt me çfarë citova pak më parë, mospasja e edukimit të duhur dhe qytetarisë, por edhe me frymën e thellë të mosbesimit dhe pesimizmit që gjeneron në realitet.   Me se lidhet pesimizmi? Lidhet me mospasjen e shoqërisë civile, shfaqjeve publike të saj përmes levizjeve sociale, tubimeve, protestave, aktiviteteve të pavarura nga partitë politike. Në rastet përgjatë historisë së demokracisë shtetit shqiptar, ato shfaqje të nismave sociale rinore, apo organizatave me qëllime të përmirësimit të realitetit përmes bërjes oponencë, kanë rezultuar në fund, produkte politike, ose të lidhura me një qëllim final politik të liderit drejtues apo grupit drejtues.

Duhet ndërtuar shoqëria civile e reagueshmërisë. Ky hendek midis dy realiteteve ‘shqipëri- europë’ mund të ndryshohet me nisma të ndershme dhe transparencë, me shembuj të vërtetë dhe punë direkte me të rinjtë, duke bashkëpunuar me organizata të huaja, por edhe duke sjellë shembuj domethënës aktivitetesh të tilla në vendin tonë.

Së treti, meqë jemi tek cilësia e aktiviteteve dhe lloji i aktiviteteve, ka një hendek në praktikimin e aktiviteteve ‘jo-formale’, që gjenerojnë edukimin ‘jo-formal’, tek të rinjtë. Ky lloj edukimi, është i formave të ndryshme, por thelbi mbetet i njëjtë: “Dalja jashtë kornizave të dhënies leksione nëpër auditore, puna produktive në terren.” Në foton pak më lart ndodhet i pasqyruar aktiviteti ‘jo-formal’ që ne realizuam nëpër tërë ambasadat e huaja në Berlin, duke përçuar një mesazh të caktuar politik, në varësi të pozicionit politik dhe gjeopolitik të sejcilit vend. Duke theksuar si shembull: ‘No border, No nation!’

Arsejda Gjyli

Përtej kësaj, për çfarë vlen aktiviteti jo formal? Së pari për të tejkaluar skematizmin e të marit leksione dhe të qenurin thjesht ‘teorikë’. Së dyti, puna në grup dhe bashkëpunimi. Së treti, aftësimi për të menaxhar situatat, të argumentosh mbi çështje të përmasave politike, pa u shpërqëndruar nga fakti i të qenurit në nje fushë bejsbolli. Së katërti, motivimi, ambjenti ‘jo-formal’ i të realizuarit sfidave apo aktiviteteve, nxit suksesin e aktivitetit i cili shihet jo vetëm si edukues por edhe argëtues.

Së katërti , përsa i përket mangësive dhe hendeqeve midis rinisë shqiptare dhe Europës, më e rëndësishmja, diplomacia dhe përfaqësimi i duhur i vendit dhe situatave në vend.

Nuk mundet kurrsesi si brenda dhe jasht vendit, të shprehësh pamaturi, mosrespekt, ego të tepruar dhe të vendosësh një rend të gabuar hierarkik të problematikave të vendit tënd. Duhet alternuar ‘e keqja’ me ‘të mirën’, dhe nxjerrja në pah e problematikave të vendit, në kohën dhe momentin e duhur. Kjo gjë vlen edhe në organizimet brenda vendit, ku gjithmonë situatat kanë nevojë për një renditje prioritetesh për zgjidhje përmes bashkëpunimit. Dhe gjithashtu më e rëndësishme jashtë vendit, ku praktikisht rinia shqiptare duhet të bëjë oponencën e duhur për vendin tone, gjëndjen aktuale dhe realitetin, duke shfaqur, kulturë dhe integritet.

Çka vlen të citohet është fakti se, ne si të rinj’ duhet të jemi më kritikë dhe qytetarë të denjë për Shqipërinë dhe Europën. Paçka faktit se mund të mbrojmë një profil të caktuar politik apo partiak, duhet të ruajmë dinjitetin personal si vlerën më jetike si qenie humane. Dinjitetin dhe respektin për veten dhe vlerën e qytetarisë ndaj të cilave s’duhet bërë kompromis. Gjithashtu këto jo vetëm si vlera individuale, por si vlera që rrisin vlerën e demokracisë si vlerë e një shteti. Duke u ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e ndryshimit vetvetes, si individë, qytetarë, studentë, etj, rrjedhimisht do të ndermarrim vendimet e duhura dhe rrugën e duhur. Kësisoj do fillojmë të ngushtojme hendeqet me Europën. ‘Integrimi Europian’ është një proçes i cili duhet merituar, dhe nuk duhet pare si shpëtimi ynë. Nuk mund të ketë ‘Europë’ pa ‘shoqëri Europiane’ dhe pa ‘qytetarë Europianë’.

Arsejda Gjyli

Lajme të ngjashme

Back to top button