Thuani JO Gjykatës Speciale!

Në asnjë mënyrë nuk benë që Kuvendarët tanë që ta aprovojnë ketë Gjykatë, por duhet të kundërshtorët me të gjitha forcat, për arsye së ne jemi Shtet sovran, dhe kjo Gjykatë po e zbehë imazhin e sovranitetit dhe është krejt e montuar politikisht, çfarë kërkojnë ata me atë Gjykatë, që të hetohen pjesëtarët e UÇK-së a, deri kur në Shqiptaret duhet të jemi kurban për stabilitetin në Ballkan.

Çlirimtarët i gjykoi Gjykata e Hagës, pastaj e UNMIK-ut, dhe e EULEX-it, e sa e sa gjykata duhet ti gjykojnë?

Në favor të kujt shkon kjo gjykatë, që të vërtetohet shtëpia e verdhë, apo shkon në favor të disa  individëve  të cilët kanë qenë agjend të shërbimeve sekrete të vendeve fqinje apo edhe me larg.

Ish-prokurori i Hagës thotë: Gjykata Speciale do ta pastronte Kosovën dhe themelimi i kësaj gjykate shkon në favor të Serbisë, atëherë pse deputetet ta votojnë, që çlirimtarët të dënohen të  maltretohen, të shkatërrohen psiqikisht, të mbahen neper burgje nga tre apo katër vite pastaj të shpallën të pafajshëm.

Geoffrey Nice me tej shton se mos themelimi i Gjykates Speciale do ta pengojë Kosovën në arritjen e qëllimeve ndërkombëtare. Ai pranon se kjo gjykate është politike, por thekson se edhe si e tille, ajo do ta pastroje Kosovën nga pretendimet e ngritura.

Po për çfarë pretendime e ka fjalën, për përralla e barsoleta sepse po ti thuash një njeriu normal se në mes të një lufte ka pasur trafikim organesh është njëjte sikur ti thuash se në një rajon të caktuar nuk kishte asgjë dhe pastaj ja! Një patë shfaqet e gjallë.

Pse ai person nuk do të ju besonte megjithëse ti do mundoheshe ti mbushje mendjen që me të vërtetë ndodhi? Jo vetëm sepse ai e di që trafikimi i organeve nuk mund të bëhet në kohë lufte ku nuk ekzistojnë as kushtet minimale për një gjë të tillë, por sepse duke besuar ketë dhunon principet kryesore të nacionalitetit te tij.

Nuk e di ku e  marrin gjithë ketë besim për  ta  votuar ketë Gjykatën Speciale, e  cila  do ta rrënoi sistemin e drejtësisë në vendin tonë apo sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër do jetë vetëm vazhdimësi e Gjykatave të UNMIK-ut dhe  EULEX-it, të cilat kanë dështuar tërësisht, ku Gjyqtarët e EULEX-it dolën të korruptuar dhe duke punuar për interesa personale, duke e shkelur ligjin, duke i dënuar njerëzit pa fakte, sikur të ishte Kosova pjesë e Afrikës e jo e Evropës.

Venë të theksohet së Gjyqtarët e  EULEX-it  kanë punuar pa qenë të dekretuar prej qershorit të 2014-s, dhe nuk ka përfillur procedurat që gjyqtarët e saj të emërohen nga KGJK-ja dhe të dekretohen nga Presidentja e Kosovës.

Fakti qëndron së kjo gjykatë do ta vazhdoi rrugën e  njëjtë të cilën e  kanë pasur UNMIK-u dhe EULEX-i, apo do të jenë gjyqtarët e  njëjtë por vetëm emri do ti ndërrohet  nga Gjykata  Speciale e  EULEX-t në Gjykatën Speciale për të na  qitur hi syve, e në rast së në nuk e  votojmë as

Këshilli i Sigurimit nuk do ta  votojë, sepse nuk ka mandat dhe të drejtë që ta bëjë një gjë të tillë.

Thuani jo Gjykatës Speciale sepse duke i thënë jo mbrojmë luftën çlirimtare!

Lajme të ngjashme

Back to top button