Site icon PORTALB

Klikimet blihen edhe sipas Mentor Hazirit

Mentor Haziri

Mentor Haziri

Një emision televiziv, përmes së cilit hakerët kanë treguar se si iu shesin klikime në ‘YouTube’ këngëtarëve shqiptar, ka ‘detyruar’ edhe këngëtarin Mentor Haziri të flasë për një të vërtetë të tillë.

Përmes rrjetit social ‘Twitter’ rok këngëtari ferizajas ka treguar se ndanë të njëjtin mendim me hakerët të cilët kanë rrëfimin mbi të vërtetën për klikimet milionëshe të blera nga këngëtaret.

“Qe artistat tan qysh bojne klikime, hakeri ne TV po kallxon qysh ja u shet ! Krejt jon te bleme !! Ani kur po thone disa i bona per 2 dite 1 milion klikime ncnc #tmerr #klikimetfalls #estradajone”, ka shkruar Haziri në ‘Twitter’.

Exit mobile version