Site icon PORTALB

Maqedoni, organizohet mbajtja e maturës shtetërore dhe testimit ekstern

Testimi ekstern

Testim

Ministria e Arsimit ka caktuar datat kur do të mbahet matura shtetërore dhe testimi ekstern. Edhe pse nxënësit muaj me radhë kanë protestuar kundër testimit ekstrën dhe ndryshimit të konceptit të maturës shtetërore nuk dihet nëse do të bojkotojnë apo do t’ju nënshtrohen këtyre provimeve.

Më 11, 15, 17 dhe 19 qershor nxënësit do të duhet ti nënshtrohen provimit të maturës shtetërore. Këto janë datat finale që i ka vulosur Qendra shtetërore për provime.

Provimet eksterne të maturës shtetërore në vitin shkollor 2014/2015 do të realizohen sipas dinamikës në vijim:

Ndërkaq testimit ekstrën nxënësit do ti nënshtrohen më 2 dhe 10 qershor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ditë më parë, më saktë prej 5 majit ka publikuar edhe pyetjet e testimit.

Exit mobile version