Site icon PORTALB

Netanyahu falënderon Kerryn për bllokimin e propozimit të OKB-së

Netanyahu dhe Kerry

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry e ka falënderuar për faktin se Shtetet e Bashkuara e kanë bllokuar propozimin e Kombeve të Bashkuara (OKB) për krijimin e zonave të lira për armët bërthamore në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të përditshmes izraelite “Haaretz”, SHBA-të kanë bllokuar rezolutën që sekretari i përgjithshëm i OKB-së të thërrasë një konferencë ndërkombëtare mbi krijimin e një zone të lirë nga armët bërthamore deri në mars të vitit të ardhshëm.

Propozimi u kryesua nga Egjipti së bashku me disa vende tjera arabe. Nënsekretari amerikan i Shtetit, Rose Gottemoeller ka deklaruar se “nuk është arritur marrëveshja“ dhe akuzoi Egjiptin se po vendosë “kushte joreale dhe jofunksionale për negociatat për programin bërthamor“.

Exit mobile version