Site icon PORTALB

Kush vjen pas Ancelottit!?

Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti

Menjëherë pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampioneve në Madrid kanë nisur punën për të caktuar një emër të besueshëm që premton ringritjen e skuadrës pas një sezoni katastrofik.

Reali arriti të shprehte një futboll të bukur, por seria e rezultateve pozitive erdhi në rënie gjatë pjesës së dytë kur ekipi nuk arrinte të shprehte në maksimum aftësitë e tij, kjo edhe për shkak të mungesave të shumta. Gjithsesi, një vendim përfundimtar nuk është marrë ende dhe Ancelotti ka shanset e tij për të vazhduar punën e nisur në Madrid.

Rafael Benitez, Jurgen Klopp ose…Carlo Ancelotti. Njëri mes të treve do të drejtojë nga stoli Realin e Madridit gjatë sezonit të ardhshëm. Ambjenti në Madrid është i ndarë në dysh sepse një pjesë e madhe e tifozëve dëshirojnë që trajneri italian të vazhdojë punën. Benitez ka qenë shumë pranë firmës edhe në të shkuarën, ndërsa gjermani mbetet preferenca kryesore e presidentit Florentino Perez.
Sipas të përditshmes “Marca”, nuk përjashtohet mundësia që në garë të hyjnë edhe Nuno Espirito Santo, Unai Emery, Marcelino apo Michel.

Exit mobile version