Zaev: Sistemi qeverisjes së Gruevskit afër kolapsit

LSDM-ja dhe kryetari i saj, Zoran Zaev në mënyrë simbolike përkujtuan 24 dhjetorin, një vit pas largimit me dhunë të opozitës nga Parlamenti. Zev, përkujtoi se sistemi i qeverisjes së Gruevskit është afër kolapsit.

Sipas Zaevit, më herët Gruevski tentoi që t’i jap edhe një goditje demokracisë së brishtë të Maqedonisë me qëllim që të ekzistojë udhëheqësi dhe regjimi.
“Miratimi i buxhetit të mëparshëm në mënyrë jo kushtetuese ishte vetëm tregues për krimin, ndërsa qëllimi ishte që të udhëhiqet pa pengesa në mënyrë që të pasurohen individët”, deklaron Zaev.

Ai, theksoi se këtë qeveri tashmë nuk e shpëtojnë as shkopit e gomës as lotaritë.

Shkelja e Kushtetutës nga qeveria një vit më parë është konstatuar nga grupi i punës për ngjarjet e 24 dhjetorit. Sipas Zaevit, fajtorët kur do herë do të përgjigjën para drejtësisë.

Zaevi tha se kreatorët e gjenocidit politik nga viti i kaluar do të shënohen në histori me shkronja të zeza.

Porositësi, Nikolla Gruevski
Aktor, Trajko Veljanovski
Realizues, Gordana Jankullovska
Motivues, Zoran Stavrevski

Lajme të ngjashme

Back to top button