Site icon PORTALB

Rumania zgjedh ministren e parë myslimane

Sevil Shhaileh

Rumania ka zgjedhur për herë të parë në historinë e vendit një ministre myslimane. Sevil Shhaileh prej tash qëndron në postin e ministres së Zhvillimit Rajonal.Ajo është ekonomiste e suksesshme,dhe ka qenë sekretare shteti në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal që nga viti 2012.

Sa i përket Ministrisë që ajo do të drejtojë, ajo është një ndër dikasteret kryesore në qeverinë rumune, pasi mbikëqyr projektet e financuara nga Bashkimi Europian.

Sevil Shhaileh, 50 vjeç, i përket komunitetit të vogël turk që jeton në Rumani dhe është gruaja e parë myslimane që bëhet ministre e kabinetit qeveritar. /Mesazhi/

Exit mobile version