Site icon PORTALB

Presidentja Jahjaga duke bërë fitnes (FOTO)

Presidentja e shtetit të Kosovës, Atifete Jahjaga po gjen kohë që të përkujdeset edhe për shëndetin dhe trupin e saj. Jahjaga është parë duke bërë fitnes në një nga qendrat e fitnesit “Fivestar Fitness” në Prishtinë.

Presidentja ditën e shfrytëzon kryesisht për punët e saj në detyrë, ndërsa kohën për fitnes zakonisht e shfrytëzon në orët e mbrëmjes. Për këtë ajo ka edhe një trajnere personale me të cilën stërvitet bashkarisht.

Presidentja është një shembull i mirë për të gjithë politikanët e tjerë, se përveç angazhimeve në punë edhe kujdesi ndaj vetës është një pjesë e rëndëshishme.

Exit mobile version