Site icon PORTALB

Kanadaja goditet nga stuhia, 11 të vdekur! (Foto)

Kanadaja goditet nga stuhia

Kanadaja goditet nga stuhia

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën prej stuhive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

Një stuhi e fortë ka goditur qytetin më të madh të Kanadasë, Toronton dhe pjesën lindore të vendit, duke sjellë reshje të dendura dëbore dhe ngrica të mëdha.

Stuhia ka lënë rreth 400 mijë banorë pa elektricitet dhe sistemi i transporti publik është mbyllur pjesërisht, raporton BBC. 

Njëkohësisht, janë anuluar edhe një numër i madh fluturimesh, për shkak të motit të keq.

Kryetari i bashkisë së Torontos e ka quajtur stuhinë si më të keqen në historinë e vendit, dhe u shpreh se ka gjasa që së shpejti të shpallet gjendja e emergjencës.

Exit mobile version