Site icon PORTALB

Barbarizëm, riti që masakron mijëra balena në Ishujt Faroe (FOTO)

Brigjet e një Ishujve Faroe janë përgjakuar pak ditë më parë nga masakrimi i dhjetëra balenave nga banorët, si pjesë e një rituali që bëhet çdo vit.

Megjithëse Ishujt Faroe janë pjesë e Danimarkës, ku gjuetia e balenave është e ndaluar, ato sërish gëzojnë një lloj autonomia dhe disa ligje që ua lejojnë atyre këtë masakër natyrore.

Çdo vit, mijëra balena, peshkaqenë e delfinë ndiqen me anije deri në gji e më pas vriten.

Ato bllokohen në rrjeta të mëdha dhe kapen me grepa të mëdhenj metali, për t’u masakruar pastaj deri në vdekje. Balenat dhe delfinët janë krijesa shumë inteligjente dhe ato ndjejnë frikë dhe dhimbje ndaj çdo goditje.

Së fundi shoqata të ndryshme dhe shoqëria civile kanë ndërmarrë një nismë në internet, për nënshkrimin e një peticioni drejtuar qeverisë së Ishujve Faroe për parandalimin e kësaj masakre.

Exit mobile version