Në tremujorin e parë të vitit në Maqedoni janë lidhur 2.643 martesa që është ulje për 5,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.
Ulja është evidentuar edhe te divorcet. Numri i çifteve të ndara është më i vogël se në vitin e kaluar për 4,3 për qind dhe arrin 551.