Site icon PORTALB

Zaevi pas Strasburgut kthehet në kampin para Qeverisë (FOTO)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi pas takimit që pati në Strasburg dhe që zgjati 10 orë, është kthyer mbrëmë në kampin para qeverisë. Ai tha se partia e tij është për negociata dhe për daljen e vendit nga kriza e thellë politike.

“Ne mbetemi në atë që tha Bashkimi Evropian, sepse ne duam të japim shansa procesit të bisedimeve që përpiqet të fillojë. Negociatat nuk janë nisur, kanë filluar bisedimet për krijimin e kornizës.  Detajet nuk do t’i them, sepse ajo nuk do të jetë në suazat e bisedimeve të sukssesshme të cilat do të japin një rezultat që kriza politike përfundimisht të zgjidhet”, tha sonte lideri i LSDM-së Zoran Zaev, transmeton TetovaSot.

Siç tha Zaevi për A1on, ata kanë folur ballë për ballë me kryeministri Nikolla Gruevski, në prani të Komisionerit të BE-së për Zgjerim dhe tre eurodeputetëve.

Kryeministri u shoqërua nga 13 bashkëpunëtorë, por një pjesë e bisedimeve u mbajt në ekipet e tre përfaqësuesve të njërës anë dhe tre nga ana tjetër.

Zaev thotë se bisedimet do të vazhdojnë më 26 në Klubin e deputetëve në Shkup, ku udhëheqësit e partive shqiptare do të jenë të njohur me të rejat.

Exit mobile version