Site icon PORTALB

Kriza në Ukrainë, Poroshenko: Jemi në luftë me Rusinë, nuk ia kam besën Putin

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka deklaruar se vendi i tij tashmë është në luftë me Rusinë dhe se duhet të përgatitet për një ofensivë të re ruse.

Gjatë një interviste për rrejtin britanik BBC, Poroshenko pranoi se nuk ia kishte besën homologut rus, Vladimir Putin, por nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të negociojë me të.

“Kjo nuk është një luftë me separatistët e mbështetur nga Rusia, por një luftë e vërtetë me Rusinë. Fakti që kapëm ushtarë të forcave të rregullta ushtarake ruse në territorin tonë, është dëshmi e fortë për këtë”, tha Poroshenko, i cili pranoi se nuk do të mjaftojë lufta për të rifituar territoret e humbura ndaj rebelëve, dhe se do të duhet diplomacia me ta.

Të martën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë që të ndërpresë aktivitetin ushtarak pranë kufirit ukrainas dhe të jetë më transparante përsa i përket lëvizjeve që po kryen atje.

Rusia i mohon fuqimisht akuzat e perëndimit se ka dërguar trupa të rregullt në Ukrainë duke thënë se janë vetëm vullnetarë, ndërsa rebelët nuk pranojnë që kanë marrë mbështetje nga Moska.

Që prej aneksimit të Krimesë në mars 2014, më shumë se 6000 vetë kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë, ndërsa që prej armëpushimit të arritur në Minsk në shkurt, 83 ushtarë ukrainas kanë humbur jetën në luftime sporadike./oranews

Exit mobile version