Djaloshi gjashtë vjeçar nga Britania e Madhe, Muhamed Humze Shahzad është njëri nga njerëzit më të ri në botë i cili e ka kaluar provimin e kompanisë “Microsoft” dhe ka marrë certifikatën e “Microsoft Office Specialist” (MOS).
Prindërit e tij u shprehën se gjithnjë e kanë nxitur djalin e tyre që ta shfrytëzojë teknologjinë, madje telefonin e parë të mençur e ka fituar para dy vitesh, kur ai ishte vetëm 4 vjeç.
Gjashtë muaj më vonë ai ka marrë llaptopin e parë dhe prindërit e tij(babai është konsulent i IT) e kanë trimëruar që për teknologjinë të mësojë edhe më tutje.