Site icon PORTALB

VMRO rrethon parlamentin si kopshtin zoologjik

Për shkak të mitingut të VMRO-DPMNE-së që do të mbahet sot para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë bllokuar të gjitha rrugët që shpijnë te Parlamenti.

Dje për të pasur më shumë hapësirë, nga VMRO prenë edhe semaforin kurse bina është vendosur prej mbrëmë.

Por më kryesorja është se janë vendosur disa hekura, që ngjajnë si ato që mbajnë mbyllur kafshët në kopshtin Zoologjik, dhe nuk dihet funksioni i tyre, për çka do të shërbejnë.

Para Kuvendit shihet Ministri Nikolla Todorov duke biseduar me Riçard Hovit.

Exit mobile version