Fërçkovski: Kjo qeveri duhet të rrëzohet, të formohet ajo teknike

Profesori universitar, Lubomir Fërçkovski  në një intervistë për NOVA ka thënë se aktualisht në Maqedoni zgjidhja më e mirë duke i pasur parasysh dhe numrat e deputetëve është të formohet një qeveri teknike. 

“Ajo që më shqetëson është fakti që zgjedhjet e rregullta presidenciale tentojnë t’i bëjnë bashkë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që është edhe një situatë më e rrezikshme që nuk guxon të ndodhë. Sipas mendimit tim, duhet të prishet kjo qeveri dhe duhet të formohet një qeveri teknike. Kjo nuk mund të ndodhë pa një angazhim serioz të faktorit ndërkombëtar. Ne nuk mund të kemi zgjedhje serioze me këtë qeveri autokrate, e cila vjedh rregullisht 100 mijë vota, edhe atë nuk i vjedh në ditën e zgjedhjeve por i vjedh me sistemin e presionit, frikësimit dhe kërcënime ndaj qytetarëve. Duhet patjetër të zhduket frika te qytetarët”, ka thënë mes tjerash Fërçkovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button