Site icon PORTALB

Liderët e partive shqiptare në Maqedoni në takim me Edi Ramën (FOTO)

Liderët e BDI-së PDSH, Lëvizja për reforma në PDSH, Rilindja Demokratike Kombëtare, Lëvizja Besa, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Zijadin Sela, Vejsel Memedi dhe Bilal Kasami në Pogradec u takuan me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Në takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta si dhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Burimet partiake theksojnë se Rama ka pasur takime të ndara me Ahmetin dhe Thaçin me të cilët ka biseduar për gjendjen në Maqedonië dhe për unifikimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni. Me këtë rast u ka premtuar se nuk mbështet formimin e partive të reja shqiptare në Maqedoni.

“Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi ka menduar se është i ftuar vetëm ai dhe Ahmeti, por ku i ka parë edhe të tjerët është larguar. Edhe krahas insistimit të kryeministrit Rama ai nuk ka qëndruar për drekë, transmeton portali Shenja.

Exit mobile version