Site icon PORTALB

Vetëm Spanja pret kampionin e Ligës

Ekipi Barcelonës duke festuar golin

Ekipi Barcelonës duke festuar golin

Në katër nga pesë ligat e mëdha evropiane dihet kampioni dhe vetëm në Spanjë ende është lufta e hapur për titull.

Tashmë kampionë janë Chelsea në Premierligë, Juventus në Serie A, Bayern Munich në Bundesliga dhe PSG në Ligue 1.

Ka mbetur të konfirmohet edhe Barcelona, skuadër të cilës i duhen edhe tre pikë që të jetë kampione edhe matematikisht e La Ligës, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund.

Sot Barcelona do të takohet me Atletico Madridin në Vincente Calderon dhe në rast të fitores, atëherë do të mësohej edhe kampioni i ri i La Ligës.

Exit mobile version