Site icon PORTALB

Të martën në Bruksel takohen Zaevi dhe Gruevski, Zaevit i kthehet pasaporta

Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev

Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev

Në Parlamentin Evropian në Strasburg pritet që të mbahet një takim i përbashkët midis Nikolla Gruevskit, kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, me euro deputetët.

Temë e bisedimeve do të jetë dalja nga kriza politike në Maqedoni.

Zoran Zaevit iu është kthyer pasaporta, e cila iu konfiskua pasi që është akuzuar për rastin Puc. Tash për tash informacionet për këtë takim janë jo zyrtare, por informacioni për kthimin e pasaportës është i vërtetuar.

Exit mobile version