Site icon PORTALB

Zgjedhje të përgjakshme në Meksikë

Zgjedhje të përgjakshme në Meksikë

Dy kandidatë për zgjedhjet lokale të muajit qershor në Meksikë janë ekzekutuar gjatë 24 orëve të fundit.

Enrique Hernandez Salcedo, i cili ishte kandidat për kryetar bashkie në Yurecuarom, u qëllua për vdekje gjatë fushatës në një shesh publik nga persona të armatosur. Vetëm pak orë më vonë në Huimanguillo, Hector Lopez Cruz u qëllua me breshëri plumbash në rrugicën pranë shtëpisë së tij, ndërsa i vëllai i tij mbeti i plagosur.

Ditën e martë, Silvia Romero, ish-ministre e arsimit, aktualisht kandidate në zgjedhjet lokale, u rrëmbye nga persona të panjohur.

Deri tani zyrtarët vendas kanë qenë tepër të rezervuar në dhënien e detajeve në lidhje me vrasjet si dhe mbi rrëmbimin e zonjës Romero.

Tre ngjarjet e kësaj jave vijnë pas dy ngjarjeve të tjera të ngjashme të muajve të fundit. Aide Nava kandidate nën siglën e partisë PRD, u ekzekutua nga anëtarë të një bande kriminale, të cilët më parë i kishin vrarë bashkëshortin dhe i rrëmbyen djalin. Vrasësit e lanë trupin e pajetë të Aide Nava-s në një rrugë, ku kishin lënë edhe një mesazh. “Kjo është ajo që do të ndodhë me të gjithë politikanët e ndyrë”.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Neto, ka thënë se zgjedhjet e 7 qershorit do të jenë referendum për mandatin e tij, ndërsa meksikanët do të votojnë në 500 zona zgjedhore./KlanKosova/

Exit mobile version