Site icon PORTALB

Zaev: Kemi marr vendim të qëndrojmë në protestë derisa nuk dorëhiqet Gruevski

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev bëri apel tek të gjithë qytetarët që protestat e të dielës të jenë të qeta dhe deklaroi se janë ndërmarrë të gjitha masat që situata të mos kalojë.

Ai gjithashtu deklaroi se do të qëndrojnë para qeverisë derisa Gruevski nuk dorëhiqet dhe protesta do të vazhdojë deri në fund.

Njëherë, Zaev, deklaroi se Gruevski do të heqë dorë nga organizimi i protestave të hënën pasi mund të ndodhin konfrontime dhe incidente.

Ai deklaroi se në protestë pret edhe pjesmarjen e qytetarëve shqiptarë dhe politikanëve të partive shqiptare.

Exit mobile version