Site icon PORTALB

Strumica edhe në Tetovë e mundi Shkëndijën

Volejbollistët tetovarë dhanë maksimumin, por Strumica tregoi se është pa konkurrencë këtë sezon

Volejbollistët tetovarë dhanë maksimumin, por Strumica tregoi se është pa konkurrencë këtë sezon

Shkëndija dhe Strumica dje në Tetovë kanë zhvilluar ndeshjen e parë të xhiros së tetë në Ligën e parë të volejbollit e cila përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire 0:3 në (16-25, 13-25, 22-25).

Volejbollistët vendas edhe pse kishin përkrahjen e tifozëve, në dy setet e para në asnjë mënyrë nuk kanë mund të përballojnë lojën e liderit në renditjen tabelore, ekipit Strumica, ndërsa vetëm në setin e tretë kur çdo gjë ka qenë e qartë atëherë rezultati ka qenë më i ngushtë. Me këtë fitore Strumica ka dëshmuar superioritetin në këtë ligë. / Portalb

Exit mobile version